Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Hoxhallari e mbyll në Poloni, gati firma në Superiore

VETEMSPORT 08.05.2026 2 minutes read
IMG_3611

Klubi polak Polonia Varshavë ka nisur planifikimin për sezonin e ardhshëm, pavarësisht faktit se skuadra mbetet në garë për një vend në fazën “play-off”. 

Aktualisht ekipi renditet në vendin e shtatë dhe ka në dispozicion edhe tre raunde për të tentuar ngjitjen në elitën e futbollit polak. Paralelisht me objektivat sportive, drejtuesit po përgatisin një ristrukturim të organikës që pritet të sjellë largime të shumta gjatë verës. 

Në mesin e lojtarëve që parashikohet të mbyllin bashkëpunimin është edhe mbrojtësi shqiptar, Erjon Hoxhallari. Sipas raportimeve të fundit, lojtari pritet të largohet me parametër zero, pasi kontrata e tij aktuale përfundon në fund të muajit qershor. 

Deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje zyrtare nga klubi për të rinovuar marrëveshjen me ish-lojtarin e Tiranës. Hoxhallari u transferua në Poloni në vitin 2024, duke fituar menjëherë një vend në formacionin bazë të skuadrës. 

Norka Security

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e paqartë, me mundësinë për të qëndruar në kampionatin polak ose për t’u rikthyer në Shqipëri. 

Një rikthim te klubi i Tiranës shihet si një opsion i mundshëm, duke pasur parasysh të kaluarën e tij të suksesshme me bardheblutë.

Post navigation

Previous: Derbi me Dinamon, Partizani publikon çmimet e biletave 
Next: Arsenal-PSG, finalja futet në historinë e Champions League

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.