Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Kevin Dodaj çmend stadiumin, shënon eurogol në shtesëE rëndë! Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, fiken kamerat dhe goditen lojtarëtPartizani në fund, Skënderbeu për titull. Renditja e SuperioresBarazimi me Vorën, trajneri i Tiranës habit me deklaratënKategoria e Parë/ Pogradeci fiton sërish, vendi i fundit bën surprizën. Rezultatet dhe renditjaRezultat surprizë në Vora-Tirana, si ndryshon renditja e Superiores
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dodaj
Bota

Video/ Kevin Dodaj çmend stadiumin, shënon eurogol në shtesë

Publikuar

Kevin Dodaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Leçia Gdansk në kategorinë e dytë në Poloni ku ai po shënon me rregullsi të…

Kevin Dodaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Leçia Gdansk në kategorinë e dytë në Poloni ku ai po shënon me rregullsi të vazhdueshme edhe gola me peshë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, teksa një gol i tij i ka dhënë suksesin ekipit në ndeshjen në shtëpi ndaj Odra Opole. Në fakt, goli i Dodajt ka qenë i jashtëzakonshëm si për mënyrën e ekzekutimit, ashtu edhe për momentin kur erdhi, pasi vendosi fatin e sfidës.

Në zhvillimin e një goditje nga këndi, kur sapo nisi shtesa e ndeshjes dhe shifrat ishin 1-1, Dodaj lëshoi një goditje fluturimthi që përfundoi në rrjetë duke siguruar shifrat 2-1 dhe praktikisht fitoren për ekipin e tij.

Ky ishte goli i 5 i këtij sezoni për Dodajn me fanellën e Leçia Gdansk, që mbetet në vendin e tretë në renditje, vetëm 1 pikë larg kreut që mbahet nga Polonia Varshava.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.