Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Shqipëria mposhtet nga Izraeli, Maran e nis keq

VETEMSPORT 03.06.2026 3 minutes read
dsgfdg

Kombëtarja shqiptare ka humbur miqësoren ndaj Izraelit. Në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”, miqtë triumfuan me rezultatin 0-1.

Debutim me humbje për trajneri Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, ku pasoi Silvinjon.

Golin e vetëm e shënoi Gloukh në minutën e 73-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Pas golit, në fushë u regjistrua një sherr mes lojtarëve, për shkak të provokimit të lojtarit izraelit te goli.

Vlen të përmendet, se Shqipëria kishte disa raste të pastra me Mehmetin dhe Shehun, por nuk arriti t’i konkretizonte.

Miqësorja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Luksemburgut, më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja.

87′- Izraeli në kërkim të golit të dytë. Miqtë provojnë me kundërsulme. Tentohet goli spektakolar nga mesi i fushës por goditja e sulmuesit izraelit përfundon jashtë.

82′-Sherri bën heroin sërish. Gardiani kuqezi ndal një tjetër gjuajtje të rrezikshme. I mohon kundërshtarëve golin e dytë.

78′- Zëvendësim pas golit të pësuar. Nga fusha largohet Laçi, ndërsa në vend të tij futet Hasa. Kërkohet barazimi.

73′- Izraeli kalon në avantazh. Pas një kundërsulmi miqtë gjejnë rrugën e rrjetës. Pas golit ka edhe tensione. Sulmuesi izraelit provokon tifozët kurse Hysaj reagon.

70′- Izraeli shumë pranë shënimit të golit. Presioni i lartë i izraelitëve bën që kombëtarja të gabojë por sulmuesi izraelit godet jashtë ngjitur me shtyllën.

64′- Rast mjaf i mirë për Kombëtaren. Pas një aksioni të gjatë në krahun e djathë, Shehu provon nga distanca por nuk gjen rrjetën.

60′-Super Alan Sherri. Gardiani kuqezi bën një ndërhyrje vendimtare duke i mohuar një gol të sigurtë kundërshtarëve.

55′- Shqipëria pranë golit. Ramadani ka mundësinë e artë në hyrje të zonës por goditja e fuqishme e tij përfundon jashtë.

50′- Izraeli më kërkues në pjesën e dytë. Qarkullim më i dendur topi. Provohen disa krosime por pa rezultat. Goditja në hyrje të zonës përfundon jashtë.

45′- Starton pjesa e dytë.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepet një minutë shtesë.

43’ Broja niset në krahun e djathtë me një nga shpërthimet e zakonshme, ai tenton portën por sfera bllokohet nga një mbrojtësit izraelitë.

34′- Shqipëria sulmon nga e majta. Hoxha driblon dy lojtarë. Sulmuesi provon goditjen por nuk ka shënjestrën e duhur.

29’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Mehmeti kombinon me Asllanin dhe lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Minuta të mira për kuqezinjtë.

22′- Aksion i bukur nga e majta. Asllani godet në hyrje të zonës. Gjuajtja e mesfushorit bllokohet që në nisje.

10’- Mundësi e artë shënimi për Anis Mehmetin. Sulmuesi gabon gjithçka në zonë, pas krosimit të marrë nga Hysaj.

0′- Nis ndeshja në stadiumin “Air Albania”. 

Post navigation

Previous: Broja drejt transferimit në Serinë A, zbulohet klubi
Next: Dosja “Balluku”/ Igli Tare në SPAK, dyshohet për pastrim parash

Të ngjashme

-900-0-1731659268xernest-mucijpg-411
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Muçi drejt Premier League për 25 milionë euro

VETEMSPORT 24.07.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

E KRYER/ Mesfushori i Kombëtares kryen vizitat mjekësore te klubi i Serisë A

VETEMSPORT 24.07.2026
Mario Mitaj
  • Kombëtarja

Transferim në Serinë A? Mitaj gati për hapin e madh

VETEMSPORT 24.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

argjentina1
  • Bota

Argjentina përfiton nga vendimi i FIFA-s, festë para Botërorit

VETEMSPORT 25.07.2026
aleksi
  • Kampionati

“100 mijë euro dhe e mbyllim”, prapaskenat tek Egnatia. Aleksi “përplas” Demrozin dhe Deden

VETEMSPORT 25.07.2026
-900-0-1731659268xernest-mucijpg-411
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Muçi drejt Premier League për 25 milionë euro

VETEMSPORT 24.07.2026
mallorca sevilla
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana plas “bombën”, firmos mbrojtësi që kërkonin në La Liga

VETEMSPORT 24.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.