
Kombëtarja shqiptare rikthehet sonte në “Air Albania”, me synimin për të marrë fitoren e tretë në Ligën e Kombeve dhe për të mbajtur gjallë objektivin e rikthimit në Ligën B.
Kuqezinjtë presin San Marinon, në një sfidë ku tre pikët do t’i rikthenin Shqipërisë shpresën për të rimarrë kreun e grupit.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran vjen pas humbjes 2-1 në transfertë ndaj Finlandës. Dy nga tre ndeshjet e fundit të grupit do të luhen në Shqipëri dhe sfida me San Marinon shihet si një mundësi për t’u rikthyer te fitorja.
Shqipëria ka fituar të pesë përballjet e mëparshme me San Marinon, përfshirë edhe ndeshjen e fundit mes tyre, të cilën Kombëtarja e fitoi 3-0, duke ruajtur edhe portën e paprekur.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj.
SAN MARINO: Colombo, Cevoli, Giocondi, Rossi, Fabbri, Zannoni, Meloni, L. Capicchioni, Salicioni, Della Balda, Giacopetti.







