Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
I papërmbajtshëm! Sulmuesi i Kombëtares shënon 3 gola në 18 minutaNdeshjet e Champions LeagueJemini sulmon Dajën: Është i llastuar! Ku është parë kjo?!Vendim drastik! Manaj largohet nga Sivasspor, zbulohet e ardhmjaShpërthen ish-kapiteni: Klubi drejtohet nga patronazhistëtDaja largohet nga Dinamo për kampionët? Vjen konfirmimi
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shpendi
Kombëtarja

I papërmbajtshëm! Sulmuesi i Kombëtares shënon 3 gola në 18 minuta

Publikuar

Kristian Shpendi vazhdon të shënojë dhe duket se nuk ka ndër mend të ndalet. Sot, sulmuesi ka treguar përsëri sa vlen dhe se ndoshta trajneri Rolando…

Kristian Shpendi vazhdon të shënojë dhe duket se nuk ka ndër mend të ndalet. Sot, sulmuesi ka treguar përsëri sa vlen dhe se ndoshta trajneri Rolando Maran duhet t’i japë më shumë mundësi se sa i ka ofruar deri tani në radhët e Shqipërisë.

Sulmuesi ishte protagonist në fitoren e thellë 5-1 të Çezenës ndaj Askolit në kampionat, me një paraqitje mbresëlënëse në pjesën e dytë, ku shënoi tre gola brenda 18 minutash. Shfaqja e tij nisi në minutën e 69-të, kur me një goditje të saktë në shtyllën e largët çoi shifrat në 3-0 për Çezenën.

Në minutën e 84-t, erdhi edhe goli i dytë personal për rezultatin 4-0, kur pasi vodhi një top në mesfushë, shkoi deri në zonë e dribloi portierin për të çuar sferën në rrjetë.

Goli i tretë në minutën e 87-të vulosi rezultatin përfundimtar 5-1, me një gjuajtje mjeshtërore mbi portierin që ndezi gjithë stadiumin.

Norka Security

Me këtë tregolësh, Kristian Shpendi shkoi në kuotën e 12 golave të shënuar në vetëm 13 ndeshje. Kështu, ai barazoi sezonin e kaluar kur kishte realizuar të njëjtën shifër golash, por për 37 ndeshje të luajtura.

Burimi: Vetëm Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme