Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Mendohet rikthimi i Motta-s, Tudor drejt shkarkimit. Kandidatët për stolin e Juves

VETEMSPORT 20.10.2025 2 minutes read
motta tdor

Juventusi po kalon një moment të vështirë, me gjashtë ndeshje radhazi pa fitore. Humbja e fundit ndaj Como-s, ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Igor Tudor, në prag të duelit me Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

Marrëdhëniet mes Tudor dhe drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli raportohet se janë ftohur, me drejtuesin që ka kërkuar ndryshime në sistemin e lojës, përfshirë kalimin në mbrojtje me katër.

Tudor, megjithatë, ka mbetur i qëndrueshëm në idetë e tij taktike. Korati është futur në një moment vendimtar, me ndeshje të rëndësishme kundër Real Madridit, Lazios, Udineses, Sportingut dhe Torinos.

Klubi po vlerëson të gjitha opsionet, përfshirë mundësinë e një ndryshimi në pankinë. Ndër kandidatët e përmendur për ta zëvendësuar janë Luciano Spalletti, Roberto Mancini, Raffaele Palladino, si dhe trajnerët e huaj Marco Rose dhe Edin Terzic. Po ashtu nga “Tuttosport” thuhet se ekziston mundësia për një rikthim të Thiago Motta-s, i cili ende është nën kontratë me bardhezinjtë.

Norka Security

Në rast se rezultatet nuk ndryshojnë, në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Real Madrid dhe Lazios, shkarkimi do të bëhej i pashmangshëm.

Post navigation

Previous: Shënoi golin historik në Serbi, fanella e Manajt shitet në ankand për shifrën e madhe
Next: Largohet një tjetër trajner në Shqipëri, vjen dorëheqja pas humbjes

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.