Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
I papërmbajtshëm! Sulmuesi i Kombëtares shënon 3 gola në 18 minutaNdeshjet e Champions LeagueJemini sulmon Dajën: Është i llastuar! Ku është parë kjo?!Vendim drastik! Manaj largohet nga Sivasspor, zbulohet e ardhmjaShpërthen ish-kapiteni: Klubi drejtohet nga patronazhistëtDaja largohet nga Dinamo për kampionët? Vjen konfirmimi
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Nagelsmann nuk e mori në Botëror, Gruda lë Gjermaninë për Shqipërinë
Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

Publikuar

Brajan Gruda vazhdon të përballet me një fat të hidhur sa i përket debutimit të tij me kombëtaren e Gjermanisë.

Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre, por dëmtimet e njëpasnjëshme ia kanë bërë të pamundur atë.

Mungesa e tij e re krijon përshtypjen e një “mallkimi” që po e ndjek lojtarin në çdo grumbullim. Herën e parë, Gruda u ftua nga Julian Nagelsmann për fazën stërvitore përpara turneut kryesor.

Megjithatë, një dëmtim i papritur fizikisht ia bëri të pamundur pritjen e vendimit përfundimtar të teknikut. Së fundmi, situata u përsërit në mënyrë akoma më fatale pasi ai mori ftesë zyrtare nga trajneri Jurgen Klopp.

Norka Security

Tekniku e kishte përfshirë në listë për ndeshjet e këtij muaji, por futbollisti u dëmtua sërish përpara zbritjes në fushë. Si pasojë, sulmuesit i duhet të presë përsëri për të veshur për herë të parë fanellën e përfaqësueses gjermane.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme