Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit
Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

Publikuar

Amedspori siguroi kreun mbrëmjen e djeshme pasi mposhti Besiktasin me rezultatin 3-2, një ndeshje që premtoi shumë emocione dhe garantoi spektakël që prej minutës së parë e deri në sekondat e fundit.

Ekipi i cili drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, i mrekulloi të gjithë duke “thyer” një nga pretendentët për titull të këtij sezoni në Superligën turke, ndërsa një “skenë” u regjistrua pasi përballja përfundoi. Tekniku shqiptar shkoi të protestonte drejt arbitrit të ndeshjes, Ali Sansalan, për shkak të pakënaqësive që lidheshin me vendimet e marra në fushë.

Një ndër to ishte dhe dalja me karton të kuq e Cisse, i cili mori të verdhën e dytë brenda 9 minutash duke lënë të tijët me një lojtar më pak. Kjo shkaktoi dhe xhindosjen e Hasit, i cili tentoi t’i afrohej kryesorit për t’i kërkuar llogari, mirëpo, ndërhyrja e stafit ishte e menjëhershme.

Kujtojmë se me Besnik Hasin në stol, Amedspor ka bërë mrekullinë duke kapur kuotën e 13 pikëve pas 6 javësh në Superligën turke, aq sa ka dhe Galatasaray i një vendi më poshtë.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme