Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Muçi jashtë dhe dy risi, Maran zbulon listën e Kombëtares

VETEMSPORT 28.05.2026 2 minutes read
lista kombetar

Trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa.

Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.

Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.

Norka Security

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.

Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”).

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Post navigation

Previous: Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën
Next: Lista e miqësoreve, Maran sqaron zgjedhjet në listë

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.