Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Nis Botërori, ja ku mund ta ndiqni

VETEMSPORT 11.06.2026 2 minutes read
boterori1-737x450

Ethet e kompeticionit më të madh sportiv në planet kanë mbërritur. 48 kombëtare, yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një rrugëtim magjik që kulmon me trofeun më të lakmuar mbi tokë. Kampionati Botëror FIFA 2026 është gati të ndezë ekranet dhe shtëpia e tij e madhe në Shqipëri… është vetëm një: Platforma Kombëtare TV Klan!

Nga ndeshja hapëse, të enjten më 11 qershor e deri te finalja e madhe më 19 korrik, të gjitha emocionet e Botërorit vijnë falas për publikun shqiptar në platformën kombëtare TV Klan. Pa asnjë pagesë, ekskluzivisht në transmetimin tokësor në kanalet TV Klan dhe Klan Plus. Mjafton një antenë e thjeshtë që magjia e futbollit të futet në çdo vatër shqiptare, nga veriu në jug, me cilësinë maksimale të zërit dhe figurës, pa asnjë kushtëzim.

Por përjetimi nuk ndalet këtu. Për të gjithë të apasionuarit pas analizave, detajeve dhe transmetimeve speciale, çdo sekondë e turneut do të pasqyrohet gjithashtu në kanalet Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, në DigitAlb dhe Tring. Për abonentët që kanë një paketë aktive, këto kanale do të jenë të aksesueshme në të dyja platformat.

Mos humbni asnjë aksion, asnjë emocion të veçantë që vetëm futbolli di të dhurojë dhe asnjë moment që do të mbetet në histori. Bëhuni gati për spektaklin që do të mbërthejë gjithë globin, me ditë dhe net të mbushura me adrenalinë të pastër. Vetëm me TV Klan, ekranin tuaj kampion!

Post navigation

Previous: E bëjnë të kryer/ Partizani zgjedh trajnerin e ri, ka drejtuar Shqipërinë në Europian
Next: Gola dhe 3 kartonë të kuq, Botërori nis me spektakël

Të ngjashme

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
armando broja
  • Bota
  • Kombëtarja

Çfarë po ndodh me Brojën?! “Djeg” mundësinë e artë

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.