Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
“Do të shkatërroj…”, Xhaka nuk i mban nervat në Premier League
Bota

“Do të shkatërroj…”, Xhaka nuk i mban nervat në Premier League

Publikuar

Mbrojtësi Ezri Konsa pretendon se Granit Xhaka i tha “të shkatërroj” gjatë sfidës mes Sunderlandit dhe Arsenalit që u fitua nga “Topçinjtë” me rezultatin 0 me 2.

Në intervistë pas ndeshjes, Konsa tha se Xhaka i është vërsulur dhe e ka ngacmuar me fjalë, duke pretenduar se ylli shqiptar donte një betejë.

“Bashkëlojtari im ishte në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë. Në vend se të shfaqte sportivitet, Xhaka e kapi për ta ngritur. Shkova dhe e shtyva sepse nuk do të qëndroja aty dhe ta shikoja. Ai u ngrit menjëherë dhe më tha “Të shkatërroj”.

I thashë “Nëse mendon se ke guxim, eja tek unë pas ndeshjes dhe thuaje sërish”.

Norka Security

“Pas kësaj gjithçka thjesht shpërtheu. Lojtarët nga dy skuadrat erdhën, të gjithë po bërtisnin, shtynin dhe provonin të na ndanin”.

“E kuptoj se futbolli ka emocione dhe në disa momente zemërohesh, por ka një linjë. Nëse bashkëlojtari im është në tokë, duhet të shfaqësh respekt. Nuk e përdorë atë moment për ta provokuar. Xhaka donte betejë dhe nuk doja të tërhiqesha”, deklaroi ai.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme