Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Ofertë e “çmendur”, Reali tenton Rodri-n nga City

VETEMSPORT 25.07.2025 2 minutes read
Rodri

Real Madrid është gati të trondisë merkaton e verës me një ofertë prej 100 milionë paund për yllin e Manchester City-t, Rodri.

Mesfushori spanjoll është objektivi numër një i trajnerit të ri të “Los Blancos”, Xabi Alonso.

Rodri shihet si pika kyçe për rikonstruktimin e mesfushës madrilene, dhe Alonso beson se është njeriu i duhur për të sjellë ekuilibrin që mungoi në disfatën ndaj kampionëve francezë.

Megjithëse Pep Guardiola nuk do të dëshironte të humbiste mesfushorin e tij të pazëvendësueshëm, drejtuesit e Realit besojnë se një ofertë e këtij niveli mund ta tundojë City-n.

Norka Security

Rodri, 29 vjeç, u dëmtua rëndë në shtator në sfidën ndaj Arsenalit, duke pësuar një dëmtim të ligamentit dhe meniskut që e mbajti jashtë fushave deri në javën e fundit të sezonit. Ai u rikthye në Kupën e Botës për Klube, por aktivizimi i tij i kufizuar dhe problemet e reja fizike kanë shtuar pasigurinë mbi gjendjen e tij.

Kjo pasiguri i bën drejtuesit e Madridit të mendojnë nëse është më mirë të presin, pasi kontrata e Rodrit me City-n përfundon në vitin 2027, dhe me kalimin e kohës, çmimi i tij mund të bjerë ndjeshëm.

Megjithatë, Xabi Alonso është duke i shtyrë drejtuesit të klubit të veprojnë që tani, duke qenë se City mund të përpiqet ta blindojë Rodrin me një kontratë afatgjatë nëse ai rikuperohet plotësisht.

Post navigation

Previous: EKSKLUZIVE/ Superiorja ndryshon sërish ekran? Drejt largimit nga RTSH
Next: Pritej Osmani, Tirana surprizon për drejtorin sportiv

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.