Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Paolo Maldini drejt rikthimit, takohet me presidentin e ri

VETEMSPORT 19.05.2026 3 minutes read
Paolo Maldini

Paolo Maldini mund të rikthehet në futboll pas një periudhe larg roleve drejtuese, ndërsa emri i tij lidhet me një projekt të ri në Turqi. Ish-drejtori teknik i Milanit është futur në radarët e Fenerbahçes, klub që po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese dhe teknike për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga mediat turke, në Milano është zhvilluar një takim mes Maldinit dhe Hakan Safi, kandidat për president të Fenerbahçes. Safi kërkon t’i besojë legjendës së Milanit drejtimin teknik të klubit, duke e konsideruar si figurën ideale për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe konkurrues.

Fenerbahçe po kalon një periudhë ndryshimesh pas largimit të trajnerit Domenico Tedesco në muajin prill. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit turk po kërkojnë një figurë me eksperiencë ndërkombëtare dhe me profil të lartë për të menaxhuar aspektin sportiv. Maldini shihet si një emër që mund të sjellë stabilitet dhe reputacion, pas eksperiencës së tij të suksesshme te Milani.

Gjatë periudhës së tij te klubi kuqezi, Maldini ishte pjesë e projektit që riktheu Milanin në nivelet më të larta të futbollit italian dhe europian. Pikërisht për këtë arsye, largimi i tij nga Milani u prit me reagime të shumta nga tifozët, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit.

Norka Security

Raportohet se gjatë bisedimeve med drejtuesit turq, Maldini ka shprehur dëshirën që në pankinën e Fenerbahçes të vendoset një trajner italian. Dy emrat kryesorë të përmendur janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli.

Conte mbetet një nga alternativat më të vlerësuara, edhe pse situata e tij për momentin është ende e paqartë. Emri i trajnerit italian është lidhur edhe me kombëtaren e Italisë, në rast ndryshimesh të mundshme në federatë dhe zgjedhjes së Malagò-s në krye të sportit italian. Nga ana tjetër, Stefano Pioli është aktualisht pa skuadër, pasi ndërpreu pak kohë më parë bashkëpunimin me Fiorentinën, pas një eksperience jo shumë pozitive në pjesën e parë të sezonit.

Për momentin nuk ka ende një marrëveshje zyrtare mes palëve, por kontaktet e para konsiderohen konkrete dhe zhvillimet e ardhshme pritet të japin më shumë detaje mbi të ardhmen e Paolo Maldinit dhe projektin e ri të Fenerbahçes.

Post navigation

Previous: Profili i trajnerit të ri të Shqipërisë, kush është Rolando Maran
Next: Nga titullar në stol, portieri largohet nga Tirana

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.