Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Polemika në Itali! Nuk i dha karton të kuq lojtarit të Interit, Komisioni i Arbitrave vlerëson Doverin

VETEMSPORT 04.11.2025 2 minutes read
Bisseck-750x375

Nuk ka qetësi për arbitrimin në Serinë A. Në qendër të polemikave është ndërhyrja e Yann Bisseck ndaj Giovane në ndeshjen Verona-Inter. Sipas “Corriere dello Sport”, kjo ndërhyrje ka ndarë në qëndrime trupën e arbitrave, mes atyre që e konsiderojnë të drejtë kartonin e verdhë të dhënë nga Doveri dhe atyre që mendojnë se duhej ndëshkuar me të kuq.

Për të marrë një vlerësim më të gjerë, dizenjatori Gianluca Rocchi ka dërguar rastin për shqyrtim në UEFA, e cila ka konfirmuar vendimin e gjyqtarit italian. Megjithatë, disa ekspertë theksojnë se interpretimi për “drejtimin e aksionit” nuk mund të jetë justifikim për ndërhyrjen e ashpër. Pavarësisht diskutimeve, Doveri është vlerësuar me notë të lartë nga Komisioni i Arbitrave.

Një tjetër pikë polemike ka qenë ndeshja Fiorentina–Lecce, ku arbitri Rapuano është kritikuar për menaxhimin e protestave në fushë, ndërsa është kërkuar edhe sanksion ndaj Ranierit për sjellje të papërshtatshme.

Polemikat vazhdojnë edhe për rastin në Milan-Roma, ku pas penalltisë së pritur, gjesti i Saelemaekers është cilësuar si i papërshtatshëm. Sipas Komisionit të Arbitrave, ndërhyrja e arbitrit Guida ndaj tij nuk ishte e qëllimshme, por lojtari duhej ndëshkuar për sjellje jo sportive.

Norka Security

Post navigation

Previous: Rrëfimi i Silvinjos: Qaja dhe nuk më dëgjonte njeri
Next: ZYRTARE/ Nuk ka qetësi për trajnerët në Shqipëri. Klubi zgjedh teknikun e ri

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.