Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

“Çmenduri” dhe barazim 4-4 në Serinë A, Mitaj feston në debutim

VETEMSPORT 25.10.2026 2 minutes read
mitaj

Serie A zhvilloi një nga ndeshjet më spektakolare për këtë sezon dhe u regjistrua në javën e tetë.

Atalanta dhe Frosinone ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 4-4. Tetë gola të shënuar, shumë spektakël, por pa fitues.

Në Bergamo, miqtë e nisën ndeshjen shumë mirë. Schmid zhbllokoi takimin, pas vetëm një minute lojë.

Vendasit barazuan në minutën e 14-të me Krstovic, por vetëm tre minuta më vonë, Schmid riktheu avantazhin e Frosinones.

Norka Security

Brenda pjesës së parë, Atalanta ia doli të përmbysë rezultatin falë golit të shënuar nga Ederson në minutën e 33-të me penallti dhe Krstovic në minutën e 45-të.

Fraksioni i dytë nisi siç u mbyll i pari. Calo barazoi shifrat në minutën e 48-të, por vetëm dy minuta më vonë, Elmas shënoi të katërtin për Atalantën, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin.

Miqtë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë sërish. Në minutën e 82-të, ishte Terzic, ai që vulosi shifrat 4-4, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Me këtë barazim, Atalanta mban vendin e 11-të me 10 pikë, ndërsa Frosinone me katër pikë më shumë, renditet në vendin e gjashtë.

Në duelin tjetër, Genoa fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Venezias. Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Ellertsson në minutën e 25-të, pas një asisti të marrë nga El Shaarawy.

Në këtë takim luajti si titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj. Anësori i majtë, zhvilloi takimin e parë në Serinë A, ku luajti për 81 minuta.

Me këtë sukses, Genoa ngjitet në vendin e 16-të me shtatë pikë, ndërsa Venezia mbetet në vendin me vetëm 3 pikë.

Lexo edhe:

  • ZYRTARE/ Ndodh për herë të parë, Mitaj merr lajmin
  • Roma me ecuri perfekte, Como nuk ndalet
  • Shtanget ylli i Kombëtares, i ndodh e papritura para grumbullimit me kuqezinjtë  

Post navigation

Previous: Propaganda e Ramës, motra e tifozit: Erjon Vishkulli po shkon Itali me kursimet e familjes
Next: ZYRTARE/ Pretendentët në Shqipëri largojnë trajnerin

LEXO EDHE:

Coppa Italia - Quarter Final - Juventus v Empoli
  • Bota

ZYRTARE/ Juventusi i ndërpret kontratën trajnerit

VETEMSPORT 30.10.2026
Igli Tare
  • Bota

Miliona euro në skenë, Igli Tare bëhet gati për aventurën e re

VETEMSPORT 27.10.2026
lazio
  • Bota

E pabesueshme në Serinë A! Shënohen 4 gola brenda 16 minutave të para

VETEMSPORT 27.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.