Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Skënderbeu punon për Superioren

VETEMSPORT 10.05.2026 2 minutes read
skenderbeu

Klubi i Skënderbeut ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e organikës që do të përfaqësojë skuadrën në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Edhe pse pushimet kanë filluar për lojtarët, drejtuesit janë fokusuar te përcaktimi i trajnerit të ri, emër i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti nga presidenca.

Paralelisht me çështjen e stolit, klubi po punon për rinovimin e kontratave me lojtarët titullarë të sezonit të fundit, duke filluar nga portieri Marko Alia.

Një pikë e rëndësishme e strategjisë është rikthimi i futbollistëve që ishin dhënë në huazim, ku spikasin sulmuesit Charles Bismark dhe Ardit Nikaj. Bismark do të lërë Vllazninë pas 30 qershorit, ndërsa Nikaj rikthehet nga kampionati polak për t’iu bashkuar sërish bardhekuqve.

Norka Security

LEXO EDHE: Skënderbeu firmos me titullarin për Superioren

Të dy lojtarët kanë kontrata me klubin korçar dhe shihen si përforcime të vlefshme për sulmin. Gjithashtu, në ambientet e juglindjes po diskutohet rikthimi i mundshëm i mesfushorit Dean Liço, i cili mbyll kontratën në Turqi në fund të këtij sezoni.

Liço shihet si një element cilësor që do të rriste konkurrencën në mesin e fushës. Drejtuesit synojnë të ndërtojnë një grup solid duke ndërthurur lojtarët aktualë me rikthimet e rëndësishme. Këto lëvizje tregojnë ambiciet e klubit për një prezantim dinjitoz në Superligë.

Post navigation

Previous: Juventusi mund të sakrifikojë sulmuesin pa Champions League
Next: Historike! Como kualifikohet në Europë për herë të parë

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.