Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Vllaznia kërkon ndihmë nga Dinamo, presidenti Xhaferi i bën lëvdata Ilir Dajës

VETEMSPORT 25.05.2026 2 minutes read
xhaferi

Rezultatet e marra në dy ndeshjet e para të fazës “Final Four” kanë ulur shanset e Vllaznisë për të fituar titullin kampion, çka ka sjellë pakënaqësi në radhët e tifozërisë dhe drejtuesve të klubit.

Pavarësisht situatës në tabelën e klasifikimit, presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, ka deklaruar se skuadra do të zbatojë detyrën e saj sportive në fushë deri në përfundim të garës. Klubi kuqeblu do të përballet në ndeshjen e fundit me Elbasanin, një kundërshtar të cilin kreu i klubit e vlerësoi për ecurinë e treguar gjatë këtij edicioni.

SHIKO EDHE: VIDEO/ Edi Martini nuk përmbahet, shpërthen me gjest anti-sportiv pas fitores me Dinamon

Xhaferi gjithashtu shprehu bindjen e tij se Dinamo City do të ruajë korrektësinë profesionale në përballjen paralele kundër Egnatias.

“Ne do të bëjmë detyrën tonë në fushë deri në sekondën e fundit. Besoj se titulli duhet të vendoset vetëm në fushë dhe të fitojë skuadra që e meriton më shumë. Vllaznia e ka udhëhequr kampionatin për pjesën më të madhe të sezonit dhe do ta respektojë garën deri në fund. Përpara kemi një ndeshje shumë të fortë me Elbasanin, një kundërshtar që meriton respekt për atë që ka treguar gjatë këtij sezoni.

LEXO EDHE: E bujshme/ Edi Martini shpërthen ndaj Dajës dhe Tetovës: Ka ardhur koha që…

Nga ana tjetër, Dinamo ka zhvilluar gjithashtu një sezon shumë të mirë dhe ka treguar se është skuadër me karakter dhe cilësi. Trajneri Ilir Daja ka eksperiencën dhe mentalitetin e duhur për këto ndeshje, ndërsa presidenti Bardhi ka ndërtuar një klub serioz dhe kompetitiv me lojtarë cilësorë.

Ashtu siç respektuan ndeshjen ndaj nesh në “Final 4”, ku fituan me meritë, jam i bindur se Dinamo do ta luajë edhe ndeshjen ndaj Egnatias me maksimumin sportiv dhe profesional deri në fund, sepse kështu e meriton fanella që përfaqësojnë. Në fund, gjithçka është në dorë të Zotit”, tha Xhaferi për “Shkodra Sport”.

Post navigation

Previous: Milani shkarkon Allegrin dhe Igli Taren, “piketohen” Conte dhe një holandez për stolin
Next: ZYRTARE/ Klubi i Superiores mbetet pa trajner, vjen “divorci”

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.