Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

“Zvicra, vendi im”, Bajrami tregon përse u largua nga Shqipëria për helvetët

VETEMSPORT 05.11.2025 2 minutes read
bajrami_adrian_shqiperi_estoni_miqesore_qershor_2022-scaled

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajrami i cili braktisi Kombëtaren për Zvicrën ka dhënë një intervistë të gjatë për median zvicerane “20min.ch”.

“Vërtet nuk pata kohë të bëhem nervoz”, thotë Bajrami duke kujtuar minutat e tij të para me kombëtaren helvete.

Verën e kaluar, Bajrami la Lisbonën për të kaluar te Luzerni. Përveç aspektit sportiv, arsye të rëndësishme për këtë hap ishin edhe ato familjare: “Pas stërvitjes kthehem në shtëpi dhe jam me prindërit e mi, me vëllezërit e motrat. Këtë kënaqësi nuk e kisha pasur për 7 vite”.

“Prindërit e kanë ndërtuar gjithçka nga e para këtu. Jam jashtëzakonisht krenar për ta, madje më krenar për prindërit e mi sesa për veten time”.

Norka Security

Kur mori rrogën e tij të parë, madje ua kishte ofruar prindërve paratë në dispozicion. “Ata janë shumë kokëfortë për këto gjëra, nuk do të pranonin kurrë para nga unë”, – tregon debutuesi i kombëtares helvete duke qeshur.

Pas ndeshjes me Suedinë, Zvicra do të udhëtojë në Prishtinë për ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese.

“Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash”.

Përpara se të zgjidhte Zvicrën, ai luajti tri miqësore me Kombëtaren shqiptare.

“Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar. Jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend”, tha ai ndër të tjera.

Post navigation

Previous: 4 gola të shënuar, mbyllet pjesa e parë në Aston Villa-Skënderbeu
Next: Kombëtarja nuk grumbullohet në Shqipëri, zbulohet programi

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.