Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Mezani rikthehet në stol, merr drejtimin e ekipit në Superligë

VETEMSPORT 26.10.2026 2 minutes read
gentian mezani

Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Gentjan Mezanit në postin e trajnerit të ri, duke ia besuar atij drejtimin e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit.

Klubi nga Skenderaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin, i cili do të marrë drejtimin e shtabit teknik dhe do të synojë realizimin e objektivave sportive të klubit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Drenicës, ku drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje trajnerit të ri.

“FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Norka Security

“Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit”, thuhet tutje.

NJOFTIM ZYRTAR

GENTJAN MEZANI, TRAJNER I RI I FC DRENICA

Me emërimin e Mezanit, Drenica nis një kapitull të ri në aspektin teknik, me synimin që të përmirësojë paraqitjet dhe të arrijë rezultate sa më pozitive në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri Mezani tashmë do të ketë detyrën e përgatitjes së skuadrës dhe vendosjes së ideve të tij në lojë, ndërsa pritshmëritë janë që ndryshimi në stol të sjellë një impuls të ri te ekipi nga Skenderaj.

Mezani merr drejtimin e Drenicës vetëm një ditë pas largimit të Jeton Mehmetit, me të cilin klubi ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ndryshimi në stol vjen pas një periudhe jo të mirë për kuqezinjtë, të cilët nuk kanë shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

Pas 11 ndeshjeve në Superligën e Kosovës, Drenica renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë, me bilanc prej dy fitoresh, pesë barazimesh dhe katër humbjesh.

Lexo edhe:

  • ZYRTARE/ U largua nga Partizani, sulmuesi rikthehet në Superligë
  • E kryer/ Agim Zeka rikthehet te skuadra shqiptare
  • Klubi i Superligës mbetet pa trajner, largohet papritur timonieri i ekipit

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Trajneri jep dorëheqjen pas ndeshjes me Partizanin
Next: VIDEO/ Ernest Muçi i pandalshëm! 3 gola në 8 minuta mbajnë firmën e shqiptarit

LEXO EDHE:

dinamo
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Dinamo ndërpret kontratën, largohet trajneri

VETEMSPORT 01.11.2026
vushtrria
  • Kosova & Rajoni

“Plas” te klubi i Superligës! Lojtarët bojkotojnë ndeshjen, humbje në tavolinë 0-3

VETEMSPORT 24.10.2026
topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.