Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
ZYRTARE/ U largua nga Partizani, sulmuesi rikthehet në Superligë
Kampionati

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, sulmuesi rikthehet në Superligë

Publikuar

Agim Zeka është përforcimi më i ri i skuadrës së Drenicës për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi 28-vjeçar vendosi të mbyllë bashkëpunimin me spanjollët e Real Murcia për t’u rikthyer në futbollin kosovar. Me klubin e tij të ri, Zeka ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2027.

Ky është një rikthim për të në mjedisin e Kosovës, pasi më parë ka veshur fanellat e Prishtinës, KEK-ut, Dritës dhe vetë Drenicës. Për më tepër, 28-vjeçari është një emër mjaft i njohur edhe në kampionatin shqiptar.

Gjatë karrierës së tij në Superiore, ai ka luajtur për Skënderbeun, Erzenin dhe Partizanin. Paraqitjet e tij bindëse me fanellën e “të kuqve” i siguruan në atë periudhë edhe ftesën me Kombëtaren shqiptare.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme