
Kampionati
5 gola të shënuar, çfarë ndodhi në pjesën e parë të Tirana-Skënderbeu
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Tiranës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore. Pas 45 minutave të para, bardheblutë kanë…
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Tiranës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, bardheblutë kanë shkuar në avantazh 3-2. Kryeqytetasit kaluan në avantazh me autogolin e Lagonidis, ndërsa më pas shënuan Daci dhe Xhixha.
Korçarët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të shënojnë dy herë me Bragën dhe Musa, para pushimit.
Pjesa e dytë pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që luftojnë për pjesën e sipërme të tabelës.
Burimi: Vetem Sporty
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





