
Kampionati
E papritur! Ndryshon stadiumi, sfida dërgohet në Kavajë
Sfida Sopoti-Bylis do të luhet në stadiumin e Besës. Takimi i javës së 12-të në Kategorinë e Parë do të nisë më 28 nëntor ora 13:30. Fillimisht u vendos…
Sfida Sopoti-Bylis do të luhet në stadiumin e Besës. Takimi i javës së 12-të në Kategorinë e Parë do të nisë më 28 nëntor ora 13:30.
Fillimisht u vendos për në Maliq. Aty ku pikërisht edhe klubi i Sopotit njoftoi.
Ndryshimi erdhi për shkak se në Maliq priten reshje të dendura shiu, që do të rëndojnë terrenin. Kështu edhe u preferua fusha e Besës.
Bylisi mban aktualisht vendin e katërt me 2 pikë më pak se kryesuesit. Sopoti si vend i dhjetë është në luftë për mbijetesë.
Burimi: Vetëm Sport
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





