
Historike! Egnatia merr fitoren e parë në Conference League, hapet rruga e kualifikimit
Pas 2 barazimesh dhe 1 humbjeje në grupet e Conference League, Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede ka marrë fitoren e parë në këtë fazë. Kampionët e…
Pas 2 barazimesh dhe 1 humbjeje në grupet e Conference League, Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede ka marrë fitoren e parë në këtë fazë. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 2 – 1 në “Air Albania” të Tiranës kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.
Për rrogozhinasit, kjo ishte fitorja e parë në grupet e një kompeticioni europian, historike. Në lidhje me kronologjinë e ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Egnatia ishte ndjeshëm më dominuese.
Në fraksionin e dytë, rrogozhinasit “tundën rrjetën” me Albanese, “prekja magjike”, pas pasimit të Fernando Medeiros. Lincoln befasoi në minutën e 79-të me finalizimin e Flalhi Idrissi, 1 – 1. Pak çaste më vonë, konkretisht në minutën e 81-të, Medeiros shënoi golin e fitores.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





