Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Aston Villa fiton Europa League, triumf i pastër në finale

VETEMSPORT 20.05.2026 2 minutes read
IMG_3966

Aston Villa është fituesja e Europa League për sezonin 2025-2026. Skuadra angleze fitoi bindshëm me rezultatin 3-0 përballë skuadrës gjermane Freiburg në finalen e zhvilluar në “Besiktas Park”. 

Ky sukses shënon rikthimin e klubit anglez te trofetë madhorë pas tre dekadash dhe i jep fund një pritjeje 44-vjeçare për një titull europian, duke pasuar triumfin në Kupën e Europës në vitin 1982. Për teknikun spanjoll, ky është triumfi i pestë personal në këtë kompeticion, duke konfirmuar dominimin e tij statistikor në Europa League.

Aston Villa dominoi pjesën e parë dhe para pushimit gjeti avantazhin. Pas një skeme nga goditja e këndit, Youri Tielemans kaloi anglezët në avantazh me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, duke dërguar topin në rrjetë.

Përpara se të mbyllej pjesa e parë, Aston Villa thelloi diferencën. Në minutat shtesë, Emiliano Buendía realizoi golin e dytë me një goditje të harkuar nga hyrja e zonës së rreptësisë. Në pjesën e dytë, shpresat e Freiburgut për një reagim u shuan shpejt. Morgan Rogers vulosi ndeshjen duke shënuar golin e tretë për Aston Villën, pasi shfrytëzoi një krosim të ulët nga Buendía për ta shtyrë topin drejt e në portë.

Norka Security

Me këtë fitore, Aston Villa mbyll një sezon mjaft pozitiv, i cili u shoqërua gjithashtu me sigurimin e një vendi në pesëshen e parë të Premier League.

Post navigation

Previous: Egnatia e motivuar në “Final 4”, kampionët me një favor
Next: U largua nga Partizani, Kërnaja drejt skuadrës tjetër në Superiore

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.