Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Dembele dëmtohet para finales së Champions League

VETEMSPORT 19.05.2026 2 minutes read
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele i ka shqetësuar të gjithë te Paris Saint-Germain, në prag të finales së Champions League kundër Arsenalit. Sulmuesi francez u zëvendësua para kohe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj rivalëve të qytetit, Paris FC, duke shkaktuar shqetësim të madh te stafi teknik.

29-vjeçari u largua nga fusha duke çaluar pas një problemi në pulpën e këmbës së djathtë. Menjëherë pas ndeshjes, PSG konfirmoi se lojtari kishte ndier shqetësime muskulare dhe se për këtë arsye ishte vendosur të mos rrezikohej më tej. Klubi bëri të ditur se Dembele do t’i nënshtrohet një trajtimi specifik gjatë ditëve të ardhshme dhe do të monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor.

Megjithatë, ekzaminimet e para kanë sjellë lajme pozitive për kampionët e Francës. Analizat kanë përjashtuar një dëmtim serioz apo një këputje muskulore, çka rrit ndjeshëm mundësitë që sulmuesi të rikuperohet në kohë për finalen europiane të planifikuar më 30 maj në Budapest.

Pas humbjes 2-1 në derbi, trajneri Luis Enrique u përpoq të ulte tensionin rreth gjendjes së lojtarit. Tekniku spanjoll deklaroi se zëvendësimi i Dembele me Gonçalo Ramos ishte një masë paraprake dhe jo pasojë e një problemi të rëndë fizik. Trajneri u shpreh se situata nuk duket alarmante dhe se mbeten ende dy javë deri në finalen e Champions League. Sipas tij, lodhja fizike mund të ketë qenë shkaku kryesor i shqetësimit të lojtarit.

Dembélé konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të PSG-së këtë sezon. Sulmuesi francez ka regjistruar 19 gola dhe 11 asistime në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Prania e tij në finalen ndaj Arsenalit shihet si thelbësore për objektivat e klubit francez, që synon të fitojë trofeun më të rëndësishëm europian për klube. Për këtë arsye, stafi mjekësor po tregohet shumë i kujdesshëm në menaxhimin e rikuperimit të tij.

Situata e Dembele po ndiqet me interes edhe nga kombëtarja franceze. Stafi teknik i Didier Deschamps po monitoron gjendjen e lojtarit në prag të përgatitjeve për Botërorin, ku sulmuesi konsiderohet një nga pikat kryesore të ekipit.

Post navigation

Previous: Southampton përjashtohet nga “play off” për spiunazh
Next: Nuk ndodhte prej shumë vitesh, Juventusi me probleme

LEXO EDHE:

9e9ccf8e-c269-4cd9-8672-c5410d269c30
  • Bota

Prapaskena e bujshme/ Transferimi 60 milionësh tek Arsenal ka lidhje me Shqipërinë

VETEMSPORT 26.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.