Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Lajme

“Do të kalb në burg, do orientoj SPAK-un…”, zbulohet kërcënimi i Ramës për Veliajn

VETEMSPORT 31.10.2026 2 minutes read
gogu, rama veliaj

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca konfirmon për BalkanWeb dhe News24 se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit. Vizitë e cila nuk figuron e regjistruar në fletoren e burgut. Bëhet me dije se Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë atë mbrëmje kur mbërriti në ambientet e burgut.

Në një bisedë mes të dyve në dhomën e izolimit të Veliajt, ministri i Drejtësisë i ka përcjellë porosit ë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama.

Gogu i ka thënë Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ia përcillte.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

Norka Security

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

“Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.

Ndërkohë, mësohet se Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se; “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Ngjarja është zhvilluar brenda pak minutash. Vetëm mëngjesin e sotëm, Veliaj ka mundur të kontaktojë avokatin e tij, Plarent Ndreca, duke ndarë me të edhe detajet e vizitës. Sipas pretendimeve të bëra, ngjarja ngre pikëpyetje jo vetëm për rolin e ministrit të Drejtësisë, i cili akuzohet se ka përcjellë mesazhin, por edhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit ngrihen akuza për përdorimin e emrit të SPAK-ut në kontekstin e presioneve ndaj kryebashkiakut i cili mbahet pas hekurave prej datës 10 shkurt 2025.

Shënim: Ky artikull është nga BalkanWeb

Lexo edhe:

  • Zbulohet kërcënimi? Gogu i shkon Veliajt në burg, i kërkon dorëheqjen. Plas në PS
  • Veliaj nis sulmin, firmos dy shkarkime. I dërgon “sinjal” Ramës
  • Edi Rama gjen fajtorin: Veliaj financoi protestat për të më rrëzuar mua

Post navigation

Previous: Dëmtimi i rëndë i Sotës, Egnatia nuk humb kohë. Përforcohet për Europën
Next: Goditje e rëndë, Brojës i digjet mundësia e madhe

LEXO EDHE:

1793613926-samirvishaj-6ae9d8153999e
  • Lajme

E trishtë! Ndërron jetë avokati, Sajmir Vishaj

VETEMSPORT 30.10.2026
gogu veliaj
  • Lajme

Zbulohet kërcënimi? Gogu i shkon Veliajt në burg, i kërkon dorëheqjen. Plas në PS

VETEMSPORT 30.10.2026
de wever dhe edi rama
  • Lajme

Dështojnë negociatat, kryeministri jep dorëheqjen

VETEMSPORT 30.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.