
Zbulohet kërcënimi? Gogu i shkon Veliajt në burg, i kërkon dorëheqjen. Plas në PS
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, ku ky i fundit ndodhet pas transferimit të papritur nga paraburgimi i Durrësit.
Sipas burimeve të VNA, gjatë takimit Gogu i ka kërkuar Veliajt të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Takimi merr një rëndësi të veçantë politike, jo vetëm për shkak të funksionit që mban Gogu, por edhe për mesazhin që dyshohet se i është përcjellë kryebashkiakut pas hekurave.
LEXO EDHE: “Do të kalb në burg, do orientoj SPAK-un…”, zbulohet kërcënimi i Ramës për Veliajn
A ishte kjo një kërkesë personale e ministrit të Drejtësisë, apo Toni Gogu kishte marrë përsipër t’i përcillte Veliajt një mesazh të Edi Ramës?
Pyetja bëhet edhe më e fortë në kontekstin e zhvillimeve të fundit, kur transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier shkaktoi përplasje brenda vetë Partisë Socialiste. Vetëm pak ditë më parë, Bledi Çuçi i kërkoi llogari Gogut për procedurën e transferimit, duke shkuar deri te kërkesa për dorëheqjen e ministrit.
Shënim: Ky artikull është nga VNA
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





