Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Edi Rama gjen fajtorin: Veliaj financoi protestat për të më rrëzuar mua
Lajme

Edi Rama gjen fajtorin: Veliaj financoi protestat për të më rrëzuar mua

PublikuarPërditësuar

Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga pushteti dhe, pasi e syrgjynosi në burgun e Fierit, ka vendosur t’u mbyllë gojën edhe atyre pak socialistëve që guxuan të kërkonin shpjegime për trajtimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri i ka vënë kapak një herë e mirë debatit që sa po çelte brenda Partisë Socialiste pas transferimit të papritur të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Për Ramën, çështja nuk ka më të bëjë me të drejtat e një të paraburgosuri apo me ligjshmërinë e vendimit për transferimin e tij, por me një komplot kundër pushtetit, në krye të të cilit ai ka vendosur tashmë ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.

“Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erjon Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit” mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve në mbledhje.

Norka Security

“Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje” ka thënë Rama. “Kush merret me atë, është me atë” u ka vënë ai kapak diskutimeve, me një kërcënim që nuk linte shumë vend për interpretime.

Në shënjestër bashkë me Veliajn ka qënë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shenjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.

Shënim: Ky artikull është nga Thuaje.al

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme