Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Gol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në Turqi
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Skënderbeu Apolonia
Kampionati

“Dramë” në Skënderbeu-Apolonia, kualifikohen 2 ekipe në Kupë

Publikuar

Turi i dytë në Kupën e Shqipërisë nuk prodhoi surpriza, ku u kualifikuan Laçi dhe Skënderbeu. Në ndeshjen e parë, Laçi nuk e diskutoi kalimin e raundit…

Turi i dytë në Kupën e Shqipërisë nuk prodhoi surpriza, ku u kualifikuan Laçi dhe Skënderbeu.

Në ndeshjen e parë, Laçi nuk e diskutoi kalimin e raundit duke mposhtur lehtësisht Shirokën me rezultatin e pastër 3-0.

Golat për skuadrën kurbinase u shënuan nga Tola, Nerguti dhe Bibo gjatë kohës së rregullt, duke përmbushur plotësisht pritshmëritë.

Ndërkohë, Skënderbeu ka hasur vështirësi të mëdha për të dytin vit radhazi në raundet e para të Kupës.

Norka Security

Koha e rregullt e takimit mes korçarëve dhe Apolonisë përfundoi në barazim pa gola, duke e dërguar sfidën në shtesë.

Fierakët kaluan të parët në avantazh me anë të Sulos në minutën e 94-t, duke vënë në rrezik kualifikimin e vendasve.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Juljan Ahmataj reaguan duke përmbysur shifrat në 2-1 falë golave të Ndiaye dhe Drame në minutat 104 dhe 116, duke siguruar kështu biletën për në turin tjetër.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.