
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfusha
Gabriel Kulla nuk ka të ndalur. Sulmuesi i Shqipërisë është rikthyer të bëjë protagonistin te Sassuolo U-20, duke shënuar dy gola mjaft të rëndësishëm për…
Gabriel Kulla nuk ka të ndalur. Sulmuesi i Shqipërisë është rikthyer të bëjë protagonistin te Sassuolo U-20, duke shënuar dy gola mjaft të rëndësishëm për fitoren e pastër 3-0 në transfertë ndaj Comos.
Njëri prej golave ishte spektakolar. Nga mesi i fushës, 18-vjeçari shkarkon të djathtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës. Një realizim për notën 10 nga ylli i Kombëtares që po konfirmon aftësitë e tij si golashënues.
Kujtojmë se dhe në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren U-19, Kulla ka qenë fenomenal. Tre gola të shënuar përballë Armenisë dhe Qipros.
SHIKONI SUPERGOLIN:
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





