
Vetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditja
Teuta u rikthye te suksesi në Abissnet Superiore, pas katër ndeshjeve pa fitore. Durrsakët triumfuan 1-0 ndaj Laçit, në duelin e javës së 12-të. Në…
Teuta u rikthye te suksesi në Abissnet Superiore, pas katër ndeshjeve pa fitore. Durrsakët triumfuan 1-0 ndaj Laçit, në duelin e javës së 12-të.
Në ndeshjen e zhvilluar në Rrogozhinë, Teuta iu fal një goli në pjesën e dytë për të marrë 3 pikët. Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Megjithatë, e dyta nisi menjëherë me gol. Pas një krosimi të Përgjonit dhe devijimit të Arifit, Pedro ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin durrsakëve.
Minutat e mbetura ishin të qeta dhe më pak raste të pakta për shënim, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë fitore, Teuta mban vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Laçi renditet i parafundit me vetëm 11 pikë.
SHIKONI KLASIKIFIKIMIN, KLIKO KETU: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





