
Lëvizje surprizë te pretendentët, klubi afron në skuadër Ylli Bakajn
Pogradeci përforcon stafin me Ylli Bakajn, ish-video-analistin dhe trajnerin e fitnesit të Malishevës, skuadrës pretendente për titullin kampion në…
Pogradeci përforcon stafin me Ylli Bakajn, ish-video-analistin dhe trajnerin e fitnesit të Malishevës, skuadrës pretendente për titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Bakaj rikthehet te Pogradeci, ku përveç përgjegjësive në përgatitjen fizike dhe analizën e lojës, do të ketë rol edhe në merkaton e janarit, duke ndihmuar klubin në përzgjedhjen e përforcimeve të reja.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe së fundmi e Federatës së Futbollit të Kosovës në projektin FIFA Academy.
Pogradeci është një nga pretendentët në Kategorinë e Parë, ku synon ngjitjen në Superiore.
Klubi liqenor ndryshoi trajnerin pak ditë më parë, duke larguar Emiljano Çelën dhe emëruar Dritan Mehmetin.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





