
Dritan Mehmeti rikthehet në stol, merr drejtimin e pretendentëve
Dritan Mehmeti do të rikthehet në stol. Klubi i Pogradecit ka mbetur pa trajner pasi Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës ditën e…
Dritan Mehmeti do të rikthehet në stol.
Klubi i Pogradecit ka mbetur pa trajner pasi Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës ditën e sotme.
Një vendim i papritur për shumëkënd, por me sa duket jo për klubin, i cili mësohet se ka shfaqur interes në të kaluarën për emra të tjerë që mund të merrnin drejtimin e ekipit në vijim, meqë liqenorëve u mungonin rezultatet.
Zbulohet se ka një akord tashmë mes drejtuesve të klubit dhe atij që pritet të jetë trajneri i ri. Emri i zgjedhur është Dritan Mehmeti, një trajner me shumë eksperiencë në Superiore ku ka drejtuar skuadra të rëndësishme si Dinamo e Partizani duke u përfaqësuar edh enë Europë.
Mbetet vetëm firma mes palëve, para se Mehmeti të nisë punën në pankinën e skuadrës e cila prej tre sezonesh shihet si në pretendente kryesore për ngjitjen në elitë.
Burimi: Panorama Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





