Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Elbasani Dinamo
Kampionati

Dy gola të anuluar dhe një i shënuar, mbyllet Elbasani-Dinamo. Si ndryshon renditja

Publikuar

Elbasani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Dinamon 1-0 në duelin e javës së 12-të në Abissnet Superiore. Një sukses i rëndësishëm për verdheblutë dhe për…

Elbasani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Dinamon 1-0 në duelin e javës së 12-të në Abissnet Superiore.

Një sukses i rëndësishëm për verdheblutë dhe për trajnerin Glen Daja, që mund skuadrën ku drejton babai i tij, Ilir Daja.

Sfida në “Elbasan Arena”, nisi me Dinamon më kërkuese që iu afrua golit disa herë në pjesën e parë, por Aleksovski mbajti portën e paprekur me disa pritje vendimtare.

Fraksioni i dytë foli më shumë për vendasit, të cilëve iu anuluan dy gola para avantazhit. Mazari e dërgoi dy herë në rrjetë, por u anuluan, fillimisht për pozicion jashtë loje dhe më pas për prekje me dorë.

Norka Security

Goli i vetëm dhe i fitores për Elbasanin u shënua në minutën e 84-t. Epito përfitoi nga një top i mbëtur në zonë dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, po aq sa edhe Dinamo që mban vendin e katërt.

SHIKONI KLASIKIFIKIMIN, KLIKO KETU: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.