Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Presidenti Duka pret delegacionin e Parlamentit të MoldavisëCAS “trondit” klubin e Superiores, zbulohet vendimiI papërmbajtshëm! Sulmuesi i Kombëtares shënon 3 gola në 18 minutaNdeshjet e Champions LeagueJemini sulmon Dajën: Është i llastuar! Ku është parë kjo?!Vendim drastik! Manaj largohet nga Sivasspor, zbulohet e ardhmja
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Duka
Kampionati

Presidenti Duka pret delegacionin e Parlamentit të Moldavisë

Publikuar

Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia zhvilloi një vizitë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u njoh nga afër me infrastrukturën…

Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia zhvilloi një vizitë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u njoh nga afër me infrastrukturën sportive dhe administrative të FSHF-së, si edhe me stadiumin “Air Albania”. Delegacioni, i kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleinicenco, ambasadori Emil Jacota, deputeti Maxim Potirniche, anëtar i Komisionit për Kulturën, Edukimin, Kërkimin, Rininë, Sportin dhe Median, si dhe Sekretari i Shtetit, njëkohësisht Zëvendësministër i Sportit, Cristian Jardan. Në vizitë ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Moldavi, Enkelejda Merkuri.

Gjatë qëndrimit në “Shtëpinë e Futbollit”, të ftuarit vizituan ambientet e kompleksit, duke u njohur me funksionimin dhe infrastrukturën e tij. Ata panë nga afër Klinikën e Kombëtares, ambientet e administratës, Muzeun e FSHF-së dhe studiot e FSHF TV, si pjesë e strukturave që mbështesin aktivitetin e futbollit shqiptar.

Një ndalesë e veçantë ishte edhe stadiumi “Air Albania”, ku delegacioni u njoh nga afër me infrastrukturën, organizimin dhe standardet e impiantit. Pjesëtarët e delegacionit shfaqën interes të veçantë për stadiumin, pasi sipas FSHF, Moldavia synon të zhvillojë një projekt të ngjashëm të infrastrukturës sportive në vendin e tyre.

Norka Security

Vizita shërbeu si një mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të prezantuar modelin e zhvillimit të infrastrukturës së futbollit në Shqipëri, përmes investimeve dhe projekteve të realizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme