Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E KRYER/ Vllaznia rikthen trajnerin shkodran

VETEMSPORT 27.10.2026 2 minutes read
vllaznia

Samuel Nikaj pritet të marrë drejtimin e Akademisë Vllaznia. Trajneri shkodran do të rikthehet kështu në strukturat e klubit ku ka punuar më parë, këtë herë në një rol drejtues, me përgjegjësinë për organizimin dhe ecurinë e futbollit të moshave. Nikaj është një emër i njohur në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Ai e ka nisur karrierën e tij si trajner pikërisht me ekipet e moshave, duke punuar me grupmoshat 10–13-vjeçare, për të vijuar më pas me ekipet U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia. Përvoja e tij në këtë strukturë është shoqëruar edhe me një angazhim si zëvendëstrajner i ekipit të parë kuqeblu.

Gjatë viteve të karrierës së tij, Samuel Nikaj ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar, mes tyre Adën e Velipojës, Tërbunin, Besëlidhjen, Kastriotin, Burrelin dhe Pogradecin. Ai ka pasur gjithashtu eksperienca në futbollin e Kosovës, duke zgjeruar përvojën e tij si trajner.

Lëvizja e fundit e Nikajt vjen pas largimit nga drejtimi i Burrelit, pas humbjes 1-2 ndaj Kukësit në kampionatin e Kategorisë së Parë. Tashmë, ai do të ketë përpara një sfidë të re, këtë herë jashtë pankinës, në drejtimin e strukturës së futbollit të moshave të klubit shkodran.

Norka Security

Akademia Vllaznia mbetet një nga hallkat më të rëndësishme të klubit, pasi prej saj synohet të dalin futbollistë që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipit të parë. Rikthimi i një trajneri që e njeh nga afër këtë ambient mund të shënojë një kapitull të ri në organizimin e saj. Në ditët në vazhdim, pritet të mësohen më shumë detaje rreth objektivave që Samuel Nikaj do të ketë në krye të Akademisë Vllaznia.

Lexo edhe:

  • Çudira shqiptare! Largim surprizë, mbrojtësi e mbyll me Vllazninë
  • 3 gola të shënuar, mbyllet Vora-Vllaznia. Si ndryshon renditja
  • U largua nga Vllaznia, trajnerit i del emri te klubi tjetër në Shqipëri

Post navigation

Previous: “Vals” trajnerësh në Shqipëri, ish-tekniku i Egnatias merr drejtimin
Next: Shqipëria apo Kosova? Goleadori bën gati vendimin, ndërhyn presidenti i Federatës

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
besa pogradeci
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.