
Bruno Brajkoviç është larguar përfundimisht nga Vllaznia. 25-vjeçari u rikthye për një moment në plane nga trajneri Çaba Laszlo, megjithatë ndaj Vorës nuk ishte sërish as në stol.
Mbrojtësi ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin. Për kroatin ishte raportuar një largim që në gusht, megjithatë vazhdonte të qëndronte në Shkodër.

Brajkoviç bëhet një nga largimet më të çuditshme të këtij sezoni në Superiore. Nga kuqeblutë ikën pa kujtimin e asnjë minute.
Vllaznia ndërkohë lëvizi më parë për përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes. Aty ku në të njëjtin pozicion si Brajkoviç u afrua Andi Hadroj.





