
Idriz Batha e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Mesfushori i njohur ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe ka nisur punën si trajner.
Klubi i Kategorisë së Dytë, Butrinti ka njoftuar se Batha i është bashkuar skuadrës sarandjote si zv.trajner i Artan Meçanit.
Butrniti është një nga pretendentët për tu ngjitur në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.
NJOFTIMI:
Mirë se erdhe, Idriz Batha!
KS Butrinti Sarandë ka kënaqësinë të prezantojë zv. trajnerin e ri të skuadrës, Idriz Bathën, një emër të njohur të futbollit shqiptar.
Batha do të jetë pjesë e stafit teknik dhe do të punojë në krah të trajnerit Artan Meçani, duke sjellë eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në rrugëtimin e skuadrës për sezonin e ri.
I urojmë Idriz Bathës suksese në aventurën e re me fanellën verdheblu dhe jemi të bindur se së bashku do të kontribuojnë për një sezon sa më të suksesshëm.
Mirë se erdhe në familjen e Butrintit!
Forca Butrinti!





