
Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Orikut dhe Butrintit ka parë në minuat e fundit një nga ato çudi të cilat shihen vetëm në futbollistin tonë.
Në minutën e 85-të të sfidës, pas një dueli ajror, një lojtar i Orikut mbeti i shtrirë në tokë, pasi kishte përplasur kokën. Gjyqtari Klodian Shahini, la lojën në vazhdim, duke mos marrë parasysh rregulloren që detyron ndalimin e saj për goditjet në kokë.
Kjo bëri që mjeku i skuadrës së Orikut të futej në fushë për të ndihmuar lojtarin e kuptuar gjendjen e tij, ndërsa loja vazhdonte rregullisht. Sikur të mos mjaftonte kjo, një lojtar i Butrintit i mori çantën dhe ia largoi nga fusha, ndërsa loja vazhdonte.
Vetëm pasi topi doli nga loja, gjyqtari u kthye ku ishte ai dhe i kërko të largohej nga fusha, ndërsa edhe gjyqtari i katërt shkoi ta kritikonte për këtë “pushtim fushe” pa leje, edhe pse mjeku i shpjegonte se kishte ndërhyrë për goditjen në kokë të lojtarit.




