
ZYRTARE/ Situata e rënduar, merret vendimi për Flamurtari-Besa
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Besës, e planifikuar për t’u luajtur sot në stadiumin e qytetit të Vlorës në orën 16:00, është shtyrë për një datë për t’u…
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Besës, e planifikuar për t’u luajtur sot në stadiumin e qytetit të Vlorës në orën 16:00, është shtyrë për një datë për t’u caktuar.
Shkak është bërë situata e rënduar e terrenit në stadium me gjyqtarin i cili doli dhe bëri provë pjesë të ndryshme të fushës për të parë nëse ishte e praktikueshme apo jo.
Por duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje, që vinte përballë ekipe pretendente, u vendos që sfida të shtyhej, edhe për shkak se reshjet e shiut nuk pushonin.
Mënyra se si u lajmëruan tifozët e pranishëm në stadium ishte shumë origjinale. Ata e mësuan vetëm pasi u fik plotësisht ndriçimi i stadiumit, ndërsa u ndërpre edhe sinjali i RTSH që po transmetonte pamjet nga impianti në pritje për të mësuar vendimin rreth fatit të duelit.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





