Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Ndeshja Flamurtari-BesaPolemika, gola dhe shtyllë! Mbyllet Tirana-Skënderbeu, ja renditjaPogradeci i jep “leksion” Ilirisë, si ndryshon renditja në Kategorinë e ParëVideo/ Skandal në Tirana-Skënderbeu! Arbitri injoron penalltinë e pastër, shikoni rastinVideo/ “Plas” keq në Kategorinë e Parë, skuadra mendon tërheqjen në Pogradeci-Iliria5 gola të shënuar, çfarë ndodhi në pjesën e parë të Tirana-Skënderbeu
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Tirana
Kampionati

Polemika, gola dhe shtyllë! Mbyllet Tirana-Skënderbeu, ja renditja

Publikuar

Tirana triumfoi 3-2 ndaj Skënderbeut, në sfidën e javës së 13-të në Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja…

Tirana triumfoi 3-2 ndaj Skënderbeut, në sfidën e javës së 13-të në Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, ndërsa u vendos me golat e shënuar në pjesën e parë.

Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 27-të, pas një autogoli të Lagonidis. Vetëm një minutë më vonë, Daci realizoi të dytin, ndërsa në minutën e 34-t Xhixha shënoi të tretin.

Korçarët nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë para pushimit. Braga ngushtoi shifrat në minutën e 39-të, ndërsa Musa Baba realizoi të dytin në shtesë.

SHIKONI KLASIKIFIKIMIN, KLIKO KETU: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Norka Security

Në fillim të fraksionit të dytë, Skënderbeu pretendoi për penallti, por arbitri pas rishikimit në VAR, e konsideroi të lehtë ndërhyrjen ndaj Lleshit.

Në fund, korçarët ishin të pafat, pasi u ndalën nga Bekaj me pritje spektakolare, ndërsa Nasr goditi shtyllën.

Me këtë fitore, Tirana mban vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Skënderbeu me dy pikë më pak mban vendin e katërt.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme