Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Milani në krizë, Sassuolo surprizon kuqezinjtë

VETEMSPORT 03.05.2026 2 minutes read
milan sassuolo

Milani ka humbur busullën. Kuqezinjtë kanë pësuar një tjetër disfatë në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Allegri, u mposht 2-0 nga Sassuolo në transfertë, në duelin e javës së 35-të.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 5-të.

Domenico Berardi përfitoi nga një asist i Lauriente dhe me një goditje të saktë me të majtën dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Pas golit të pësuar, Milani u përpoq të reagojë dhe krijoi një mundësi me Rafael Leao, i cili provoi me të majtën, por pa gjetur rrjetën.

Norka Security

Megjithatë, momenti që ndikoi më shumë në rrjedhën e ndeshjes erdhi në minutën e 24-të, kur Fikayo Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Me epërsinë numerike, Sassuolo menaxhoi mirë pjesën e mbetur të fraksionit të parë, duke kontrolluar ritmin dhe duke kufizuar iniciativën e kundërshtarëve. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit arritën të dyfishojnë avantazhin.

Në minutën e 47-të, Lauriente finalizoi aksionin me një goditje të fortë, duke mposhtur për herë të dytë portierin Menjo.

Milani tentoi të ndryshojë diçka përmes zëvendësimeve, por nuk arriti të krijojë raste të pastra për të rihapur ndeshjen. Sassuolo ruajti kontrollin dhe administrimin e rezultatit deri në fund, pa lejuar rrezik real në portën e tij.

Me këtë fitore, Sassuolo arrin në kuotën e 49 pikëve dhe afrohet me zonën e mesit të tabelës, ndërsa Milani mbetet në kuotën e 67 pikëve, duke rrezikuar pozicionin në garën për zonën Champions. Roma dhe Komo vazhdojnë të jenë në ndjekje.

Post navigation

Previous: Lushnja dhe Apolonia prekin fundin, bien nga Kategoria. Mësoni të gjitha verdiktet
Next: U largua nga Egnatia, Tetova arrin akordin me rivalët e Superiores

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.