
E bujshme/ Sulmuesi i Shqipërisë drejt transferimit te Dortmund
Rendimenti i treguar nga talenti i Shqipërisë U19, Gabriel Kulla, me Sassuolo U20, ka tërhequr vëmendjen edhe te klubet elitare në kontinentin e vjetër.…
Rendimenti i treguar nga talenti i Shqipërisë U19, Gabriel Kulla, me Sassuolo U20, ka tërhequr vëmendjen edhe te klubet elitare në kontinentin e vjetër. Njëra ndër to është edhe Borussia Dortmund në Bundesligë.
Sipas mediave nga Gjermania, konkretisht “Fussballeuropa”, verdhezinjtë kanë nisur kontaktet me skuadrën italiane për transferimin e sulmuesit 18-vjeçar.
Gjatë këtij edicioni, Kulla ka bërë debutimin edhe me ekipin e parë të Sassuolos në Serie A, 2 prezenca, ndërsa sipas “Transfermarkt”, kartoni i tij arrin në 1.40 milionë euro.
Në Primavera, sezonin aktual, Gabriel Kulla numëron 8 gola dhe 1 asist në 9 paraqitje.
Nëse ndodh kalimi te Dortmund, do të rezultonte shansi i “artë” për shqiptarin që të bënte “zhurmë” në futbollin evropian, pasi Dortmund është ekip që u “jep dorë” talenteve.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





