
Serie A vazhdon të surprizojë këtë sezon. Lazio është padyshim një nga zbulimet e sezonit, pasi kryeson renditjen dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Sot, të kaltrit luajnë në transfertë ndaj Sassuolos, në një duel që e kanë nisur shumë mirë. Taylor i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 2-të.
Megjithatë, vendasit barazuan në minutën e 7-të me Thorstvedt. Spektakli i golave vazhdoi edhe pak minuta më vonë.
Isaksen riktheu avantazhin e Lazios në minutën e 13-të, ndërsa Floriani shënoi 3 minuta më vonë, duke e çuar në 1-3 rezultatin për skuadrën e Gatussos.








