Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Senegali apo Maroku? CAS zyrtarizon fituesinDeklarata e fortë: Kampionati shqiptar mbahet me shitje ndeshjeshVjen konfirmimi: Lojtari i Shqipërisë i mërzitur, mund të largohetE papritur, Juventusi i “pret biletën” ZhegrovësE bujshme/ Klubi shqiptar ofertë Dajës, Bardhi merr vendiminVendim drastik pas përplasjes Asani-arbitër, pezullohet për 2 muaj
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ambulanca
Lajme

Atentati në Fier, Policia shoqëron tre persona

PublikuarPërditësuar

Policia e Fierit ka shoqëruar sot tre persona në kuadër të atentatit të rëndë ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani. Hasani i njohur ndryshe si “Sel…

Policia e Fierit ka shoqëruar sot tre persona në kuadër të atentatit të rëndë ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani.

Hasani i njohur ndryshe si “Sel Çami”, mbeti i vdekur në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet se autorët hapën zjarr ndaj tij, duke plagosur rëndë edhe nipin e viktimës.

Sipas raportimeve paraprake, nga hetimet kryera deri më tani, autorët e atentatit vijojnë të mbeten të paidentifikuar dhe në kërkim.

24 vite hasmëri

Norka Security

Viktima ishte një personazh i njohur në botën e krimit. Pista që po hetohet për ngjarjen në Fier është ajo e hakmarrjes, mes familjes Hasani dhe Isufaj.

Hakmarrja nis në vitin 1994 ku Enver Isufaj, babai i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, u vra në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier. Sipas vendimeve gjyqësore, në këtë vrasje morën pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit.

Më pas në 25 mars të vitit 2002 në vendin e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier, një fuoristradë Mercedes-Benz u qëllua me armë zjarri ku viktima mbetën Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.

Selami Hasani, viktima e vrasjes së sotme, në atë kohë u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasje dhe u dënua me 25 vite burg, dënim i konfirmuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2010.

Burimi: Mediat

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme