
Vendim drastik pas përplasjes Asani-arbitër, pezullohet për 2 muaj
Arbitri anësor, Alireza Ildorom, është pezulluar me dy muaj në Iran pasi ofendoi rëndë me familje Jasir Asanin. Esteghlal e apeloi vendimin duke kërkuar…
Arbitri anësor, Alireza Ildorom, është pezulluar me dy muaj në Iran pasi ofendoi rëndë me familje Jasir Asanin. Esteghlal e apeloi vendimin duke kërkuar dënim më të rëndë, por asgjë nuk ndryshoi.
Vetë Asani nuk do të luajë një ndeshje në Iran si dënim, teksa është gjobitur edhe me rreth 1700 euro. Kjo për shkak se reagoi me gjest të pahijshëm. Gjyqtari Ildorom ndërkohë e pësoi pasi komunikimi ishte i regjistruar si audio në dhomën e VAR.
Komisioni Disiplinor i Federatës Iraniane të Futbollit:
-Jasir Asani dënohet me 500 milionë tomanë gjobë dhe dy ndeshje pezullim, ku njëra prej tyre është me kusht deri në fund të sezonit, për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj arbitrit.
-Alireza Ildorom dënohet me dy muaj pezullim nga aktiviteti i arbitrimit, për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj futbollistit të Esteghlalit.
Kujtojmë se Asani dhe Ildorom u përfshinë në një përplasje verbale gjatë ndeshjes mes Esteghlal Teheran dhe Esteghlal Khuzestan. Sipas regjistrimit audio të dhomës së VAR-it, Ildorom rezulton se ka ofenduar familjen e Asanit. Sulmuesi shqiptar iu përgjigj ndërkohë duke bërë një gjest të pahijshëm.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





