
Partizani U19 ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi në ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Youth League, duke u mposhtur me shifrat 0-6 nga Hradec Kralove i Republikës Çeke.
Ky ishte një rezultat i pazakontë dhe shumë i papritur, pasi të kuqtë vlerësoheshin si favoritë në ndeshjen e parë në shtëpi edhe nga kompanitë e basteve. Por fusha e lojës ka folur ndryshe.
Miqtë shënuan golin e avantazhit në pjesën e parë dhe pastaj në startin e pjesës së dytë, pas kartonit të kuq të Nelës i cili la ekipin e tij me 10 lojtarë, shpërbënë plotësisht të kuqtë. Kështu golat erdhën me radhë në portën e Partizanat duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin e thellë 0-6 që lë pak vend për diskutime se cila skuadër do të vazhdojë më tej në turne.
PARTIZANI U19 0-6 HRADEC KRALOVE U19
45′ Matuska, 62′ Fejgl, 68′ Podebratski, 76′ Ponikelski, 84′, 90′ Ajomide
Goli i Matuska: (VIDEO)
Goli i Fejgl: (VIDEO)
Goli i Podebratski: (VIDEO)
Goli i Ponikelski: (VIDEO)
Goli i Ajomide: (VIDEO)
Goli i dytë i Ajomide: (VIDEO)






