Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Përmbysje dramatike, Iliria bie në Lezhë. Feston edhe Besa“Plas” keq në Lezhë, Jorgji i jep te kuq Selmanit. E shoqëron policiaTension në Kategorinë e Parë, arbitri jep të kuq dhe nuk nis ndeshjenNdryshim i papritur, FSHF zbulon kur luhet Tirana-SkënderbeuGjoba dhe dënime nga presidenti, tension para Dinamo-PartizaniMuçi shitet në janar? Presidenti i Trabzobspor me vendim të prerë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Beselidhja
Kampionati

Përmbysje dramatike, Iliria bie në Lezhë. Feston edhe Besa

Publikuar

Janë mbyllur dy duelet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 11-të. Kryesuesit e Ilirisë u mposhtën në transfertë nga Besëlidhja me përmbysje, me…

Janë mbyllur dy duelet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 11-të. Kryesuesit e Ilirisë u mposhtën në transfertë nga Besëlidhja me përmbysje, me rezultatin 2-1.

Skuadra nga Fushë-Kruja e nisi ndeshjen shumë mirë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0, pas golit të shënuar nga James Adeniyi në minutën e 44-t.

Iliria mbeti me 10 lojtarë në minutën e 60-të, pasi Brajan Selmani u ndëshkua me karton të kuq dhe ky rast ndryshoi gjithçka.

Besëlidhja përfitoi nga epërsia numerike dhe barazoi me Ogunbire në minutën e 69-të. Në shtesë, ishte Ardit Hila ai që shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për lezhjanët, duke bërë që të shpërthejë festa e madhe.

Norka Security

Me këtë fitore, Besëlidhja ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Iliria humb vendin e parë, pasi zbret e dyta me 21 pikë, po aq sa Besa që ka marrë kryesimin.

SHIKONI RENDITJEN, KLIKO KETU: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË

Kavajasit triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Kastriotit në transfertë. Beshiraj i dha avantazhit krutanëve që në minutën e parë, ndërsa verdhezinjtë barazuan në minutën e 31-të me Markun.

Golin e fitores e shënoi Danaj në shtesë, duke i dhënë 3 pikë të arta Besës.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.