
Muçi shitet në janar? Presidenti i Trabzobspor me vendim të prerë
Interesimet e Romës dhe Lazios për Ernest Muçin kanë vënë në lëvizje klubin e Trabzonspor. “Super Haber” shkruan se presidenti Ertugrul Dogan e ka kuptuar…
Interesimet e Romës dhe Lazios për Ernest Muçin kanë vënë në lëvizje klubin e Trabzonspor. “Super Haber” shkruan se presidenti Ertugrul Dogan e ka kuptuar rëndësinë që ka shqiptari tek skuadra e tij dhe ka preferuar të rezistojë, së paku deri në këto momente.
Për të, prania e Muçit në skuadër është shumë e çmuar dhe nuk e mendon largimin e tij në mes të sezonit, edhe pse ofertat që do të vijnë në adresë të pogradecarit mund të prekin ose tejkalojnë kërkesat financiare.
Drejtuesit e Trabzonspor nuk duan të lëvizin nga kërkesat që përkojnë me së paku 22 milionë euro, ndërsa për Dogan, ikja e një lojtari si Ernest Muçi nuk do ishte zgjedhje e duhur. Kjo edhe për shkak të nevojës që ka trajneri Thomas Reis për cilësitë e tij, ku numrat nuk gënjejnë. Plot 9 kontribute me gola dhe asiste në Superligën turke.
Beteja mes Lazios dhe Romës, sigurisht nëse nuk do të ketë konkurrencë më të hapur në vazhdim, do të jetë edhe më e fortë në merkaton e janarit. Aty do të kuptohet se sa do të vlejë edhe rezistenca e presidentit Dogan për të mbajtur një yll në skuadër që i ofron të gjitha karakteristikat e një mesfushori modern dhe vendimtar në fushë.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





