Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Gjoba dhe dënime nga presidenti, tension para Dinamo-PartizaniMuçi shitet në janar? Presidenti i Trabzobspor me vendim të prerëZyrtare/ Trajneri jep dorëheqjen, e papritur në Kategorinë e ParëBrajan Gruda zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë, presidenti Duka zbardh prapaskenatDuka: Ligji i sponsorizimit duhet të mbështesë realisht sportin, nëntor i suksesshëm për KombëtaretPartizani “përplaset” me FSHF-në, dënimi nuk hiqet për të kuqtë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dinamo-Partizani
Kampionati

Gjoba dhe dënime nga presidenti, tension para Dinamo-Partizani

Publikuar

Dinamo po kalon një nga periudhat më të vështira të sezonit. Rezultatet negative, mungesa e vazhdimësisë dhe paraqitjet larg pritshmërive kanë shtuar…

Dinamo po kalon një nga periudhat më të vështira të sezonit. Rezultatet negative, mungesa e vazhdimësisë dhe paraqitjet larg pritshmërive kanë shtuar shqetësimin në kampin blu, ku tashmë kërkohet një reagim i menjëhershëm. Shtatë javët e fundit kanë nxjerrë në pah problemet e skuadrës, ndërsa humbja e fundit ndaj Elbasanit ka shtuar edhe më shumë presionin.

Në këto kushte, ndeshja e radhës me Partizanin merr një rëndësi të veçantë, pasi për Dinamon nuk bëhet fjalë vetëm për tri pikë, por edhe për të dhënë një përgjigje pas një serie zhgënjyese.

Humbja e fundit ndaj Elbasanit dhe mbi të gjitha, mënyra se si u paraqit skuadra në fushën e lojës, kanë sjellë reagimin e presidentit Ardian Bardhi. Ky i fundit ka shprehur pakënaqësinë ndaj skuadrës dhe stafit, duke kërkuar më shumë seriozitet, përgjegjësi dhe angazhim. Në klub nuk është vënë në diskutim vetëm rezultati i ndeshjes së fundit, por edhe niveli i paraqitjes së ekipit në një moment kur nevoja për pikë dhe rezultate është e madhe. Mesazhi i presidentit ka qenë i qartë, pasi skuadra duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe të tregojë një tjetër fytyrë në ndeshjet e ardhshme.

Nëse nuk do të ketë një reagim në fushën e lojës, situata mund të shoqërohet edhe me masa konkrete nga drejtuesit e klubit. Gjobat dhe dënimet janë ndër mundësitë që mund të vihen në zbatim, ndërsa nuk përjashtohen as masa më të ashpra ndaj lojtarëve apo pjesëtarëve të stafit. Gjithçka pritet të varet nga reagimi i skuadrës në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga përballja me Partizanin. Dinamo ka nevojë të rikthehet te rezultatet pozitive, por edhe të tregojë në fushë seriozitetin dhe karakterin që kërkohet prej saj. E premtja do të jetë një tjetër provë për blutë, në një moment kur hapësira për gabime po bëhet gjithnjë e më e vogël.

Norka Security

Burimi: Vetëm Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.